Shtetet e Bashkuara të Amerikës të hënën do t’i ndihmojnë qytetarët e tyre të largohen nga Izraeli me rrugë nga Haifa nëpërmjet detit për në Qipro, ka njoftuar ambasada e SHBA-së në Izrael.
Përmes një deklarate sot, ambasada e SHBA-së tha se: “Qeveria e SHBA-së po ndihmon shtetasit amerikanë dhe anëtarët e familjeve të tyre të ngushta me një dokument të vlefshëm udhëtimi për t’u nisur nga Haifa përmes detit për në Qipro më 16 tetor 2023”.
Tutje në deklaratën e Ambasadës thuhet se hipja fillon në orën 8:00 të mëngjesit me orën lokale (0500 GMT) dhe se qytetarët amerikanë duhet të mbërrijnë në terminalin e pasagjerëve jo më vonë se ora 9:00 e mëngjesit (0600 GMT).
Ambasada njofti se në anije do të lejohen në hypin qytetarët sipas rendit të mbërritjes dhe është në një bazë të hapësirës së kufizuar./RTK
/TV Arbëria