Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Infiltrim i mundshëm nga Libani në pesë fshatra të Izraelit

Infiltrim i mundshëm nga Libani në pesë fshatra të Izraelit

Banorëve në pesë fshatra në veri të Izraelit iu është thënë të gjejnë strehë për shkak të një infiltrimi të mundshëm të armatosur nga Libani.

Ushtria dërgoi alarmin në fshatrat Dan, Dafna, Snir dhe HaGoshrim, me një paralajmërim të ngjashëm të lëshuar për Shaar Yishuv disa çaste më vonë, raporton Sky News.

Fshatrat shtrihen afër kufirit Izrael-Liban.

Më herët u raportua se grupi militant Hezbollah në Liban pretendoi se sulmi pesë poste izraelite në kufirin Izrael-Liban me raketa dhe predha.

Në një deklaratë, grupi pretendoi se kishte shkaktuar “goditje të sakta dhe të drejtpërdrejta” mbi ta.

Kjo vjen pasi një dëshmitar më herët pretendoi se kishte parë raketa që ishin drejtuar tek forcat izraelite nga Libani.

/TV Arbëria

Powered by WordPress