Doktoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë (QKMF), Xhevahire Canolli, ka thënë se nga tetori i këtij viti kalendarit të vaksinimit të fëmijëve u janë shtuar edhe tri vaksina të reja.
Ajo tha se me vendosjen e këtyre vaksinave, Kalendari i vaksinave të obligueshme të fëmijëve në Kosovë i përafrohet kalendarit Evropian.
Sipas Canollit, kalendari i ri është aprovuar nga Ministria e Shëndetësie dhe tri vaksinat e reja janë kundër pneomokokut, rotavirusit dhe humanpapilloma virusit.
Doktoresha tha se është e rëndësishme të ceket se vaksina kundër pneomokokut mbron nga streptokoku-spleumonie që është shkaktarë kryesorë i pneomonive të fëmijët e vegjël.
“Nga data dy tetor kemi filluar më implementimin e kalendarit të ri të imunizimit të aprovuar nga Ministria Shëndetësisë. Kalendari i ri përmban edhe tri vaksina të reja, vaksinën kundër pneomokokut, rotavirusit dhe humanpapilloma virusit. Është me rendësi të cekim se vaksina kundër pneomokokit të mbronë nga streptokoku-spleumonie që është shkaktarë kryesorë i pneomonive të fëmijët e vegjël nën 5 vjeç sidomos të ata nën 2 vjeçe”, tha ajo.
Canolli sa i përket vaksinës kundër rotavirusit tha se ajo mbron fëmijët nga rotavirusi që është një ndër shkaktaret me të shpesh të barkëqitja e fëmijëve, ndërsa sa i përket vaksina kundër humanpapilloma virusit, ajo tha se parandalon kancerin e qafës së mitrës.
“Vaksina kundër rotavirusit të mbron nga rotavirusi qe është një ndër shkaktaret me të shpesh të barkqitja e fëmijëve dhe vaksina kundër humanpapilloma virusit të mbrojnë nga humanpapilloma virusi që është shkaktar i infeksioneve dhe sëmundjeve të shkaktuara nga ky virus, siç është shkaktari kryesor i kancerit të qafës se mitrës, pra parandalon kancerin e qafës se mitrës. Me përfshirjen e këtyre vaksinave në kalendarin e ri të imunizimit, kalendari ynë i vaksinimit iu përafrohet kalendarit Evropian”, tha ajo.
/TV Arbëria