Izraeli ka kryer bastisje të lokalizuara në Gaza gjatë 24 orëve të fundit, ka thënë zëdhënësi kryesor ushtarak i Izraelit.
Njësitë e këmbësorisë dhe tankeve morën pjesë në aksion dhe synonin gjetjen e ekuipazheve të raketave dhe pengjeve, tha kundëradmirali, Daniel Hagari.
Të paktën 120 pengje po mbahen në Gaza, njoftoi ushtria izraelite, raporton skynews.
Duket se është ndryshimi i parë nga një fushatë ajrore në operacionet tokësore.
Një “numër i konsiderueshëm” i civilëve të Gazës kanë filluar të lëvizin në jug “për të shpëtuar veten”.
Ndryshe, Izraeli ka nisur një fushatë kundërsulmuese pas sulmit të së shtunës së militantëve të Hamasit në territorin izraelit.
/TV Arbëria