Një punonjës i ambasadës izraelite në Pekin u sulmua të premten dhe ndodhet në spital në gjendje stabile, sipas një deklarate nga ambasada izraelite në Kinë.
Në deklaratë thuhet se sulmi ka ndodhur para ndërtesës së ambasadës.
“Arsyeja e sulmit është nën hetim”, thuhet në deklaratën e ambasadës.
Khaled Mashal, ish-udhëheqësi i grupit militant Hamas, bëri thirrje për “ditë të tërbimit në të gjithë botën” të premten, 13 tetor. Sipas Mashal, protestat masive nga mbështetësit e Hamasit synojnë të dërgojnë “mesazh zemërimi për sionistët dhe SHBA-në”.
/TV Arbëria