West Ham United mban ende një interesim për të nënshkruar me Harry Maguire gjatë afatit kalimtar dimëror, kanë raportuar mediat angleze.
Ata ishin shumë afër nënshkrimit me të gjatë verës pasi bënë një ofertë prej 30 milionë eurove në drejtim të Manchester United, por sidoqoftë marrëveshja dështoi në minutat e fundit me Maguire që qëndroi në “Old Trafford”.
Kurt Zouma ka gjeneruar interesim të madh nga klubet e Ligës Saudite dhe mund të largohet në drejtim të Lindjes së Mesme me të mbaruar ky sezon, andaj kjo ka bërë që West Hami të mendoj për zëvendësimin e tij.
Drejtuesit e West Hamit vlerësojnë lart profilin e Maguire, që do të thotë se nuk përjashtohet mundësia që ata të “trokasin” në derën e Man United së shpejti.