Arbnor Muja gjeti golin e tij të parë me Kombëtaren shqiptare, por ishte VAR-i që i prishi festën sulmuesit kuqezi. Gjithsesi ai u shpreh se është i lumtur për fitoren e skuadrës dhe se tashmë janë shumë afër Europianit.
“I lumtur për fitoren. Sa i përket golit do ishte ‘qershia mbi tortë’, por prapë i lumtur jam me fitoren.
Mendoj se viti fillimisht ka qenë fantastik duke u shpallur kampion dhe më vonë në Champions. Sa i përket kombëtares duhet të falënderoj grupin, stafin që më kanë bërë të ndihem si në shtëpi. Lojtarët kanë zemër, jemi një grup, nuk ka dallim dhe ndihem i lirë të shprehem.
Shkova te gjyqtari kryesor duke e pyetur çdo sekondë a është gol. Reagimi i tyre ishte çështje centimetrash. Isha pak i zhgënjyer, por rëndësi ka që fituam dhe jemi më afër Europianit”, u shpreh Muja.
/TV Arbëria