Kosova ka triumfuar në udhëtim 0:3 ndaj Andorrës, duke e shijuar vetëm fitoren e parë pas shtatë ndeshjeve në eliminatoret për Kampionatin Evropian 2024.
Milot Rashica dy gola dhe Altin Zeqiri një ishin golashënuesit për “Dardanët”.
Kjo fitore e ngrit Kosovën në vendin e katërt në grup me shtatë pikë të grumbulluara, por shumë larg pozitës së dytë në tabelë.
Rumania mbetet e dyta me 13 pikë, gjashtë më shumë se Kosova, ku kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të këtij cikli kualifikues.
Në anën tjetër, Andorra mbetet e fundit me vetëm dy pikë të grumbulluara.
/TV Arbëria