Ndeshja Shqipëri – Çeki e parashikuar që të zhvillohet në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”, mund të shtyhet.
Euronews Albania shkruan se vonesat kanë ndodhur gjatë kontrollit të tifozëve dhe përballja mund të bëjnë që të shtyhet me 10-15 minuta.
“Më pak se 45 minuta duhen deri në nisjen e përballjes Shqipëri-Çeki. nuk kanë munguar revolatat nga tifozët kuq e zi, pasi nëse bëjmë një llogaritje deri në momentin se kur nis përballja, mund të kemi një shtyrje në kohë të saj, pasi pjesa më e madhe e tifozëve janë ende jashtë dhe po vijojnë të jenë pjesë e disa kontrollove”.
“Ndërkohë radha e tifozëve vazhdon të shtohet. Kontrolli ka bërë që gjithë këta tifozë të qëndrojnë jashtë”.
“Në këtë pikë ashtu siç funksionon në Europë në kompeticionet që mbajnë logon e UEFA, ndeshja mund të shtyhet 10-15 minuta, pasur në fillimin e përballjes tifozët duhet të jenë të gjithë brenda në stadium”, ka thënë gazetari i Euroneës Albania , Enriko Gabaj.
/TV Arbëria