Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Ministrat e NATO-s thuhet se panë video “të tmerrshme” nga sulmi i Hamasit

Ministrat e NATO-s thuhet se panë video “të tmerrshme” nga sulmi i Hamasit

Vendet si Irani, ose grupe si Hezbollahu mund të përpiqen të përfitojnë nga konflikti i armatosur midis Hamasit dhe Izraelit, sipas sekretarit të përgjithshëm të NATO-s.

Duke folur pas një takimi të ministrave të mbrojtjes të aleancës, Jens Stoltenberg paralajmëroi për këtë dhe shtoi se megjithëse NATO nuk është e përfshirë drejtpërdrejt në konfliktin e Lindjes së Mesme, SHBA-ja ka rritur praninë e saj ushtarake në rajon.

Ndërsa siç raporton Euronews, përcjell TV Arbëria, ministri izraelit i mbrojtjes, Yoav Gallant, iu bashkua një takimi të aleatëve të NATO-s, ku u tregoi homologëve të tij ”një video të disa prej mizorive të kryera nga Hamasi”.

Dhe shtetet anëtare i bënë thirrje Izraelit që t’i përgjigjet në mënyrë proporcionale sulmeve të Hamasit.

“Ne pamë një video tronditëse dhe sigurisht që raportet janë tronditëse. Kjo është gjithashtu arsyeja pse aleatët e kanë dënuar këtë sulm terrorist kundër civilëve në Izrael”, u tha Stoltenberg gazetarëve në Bruksel të enjten.

“Ndërsa ky konflikt evoluon, është e rëndësishme të mbrohen civilët dhe kjo u shpreh qartë gjithashtu. Ka rregulla lufte dhe ka kërkesa për proporcionalitet dhe kjo është theksuar nga shumë aleatë”.

/TV Arbëria

Powered by WordPress