Barcelona po kërkon përforcim në mesfushë verën e ardhshme dhe po monitoron tre lojtarë të rinj me potencial të madh, raporton Mundo Deportivo.
Njëri është Florian Wirtz, një sensacion te Leverkuseni që bëri bujë sezonin e kaluar. Ai është një tifoz i skuadrës katalunase.
I konsideruar si një nga talentët më të mëdhenj në Gjermani, klauzola e lirimit të Wirtz është 100 milionë euro.
Një tjetër është Arthur Vermeeren. 18-vjeçari tashmë ka 43 paraqitje në ekipin e parë për skuadrën belge Antwerp.
Ai do të kushtojë rreth 20 milionë euro.
I treti është Alan Varela, i cili i është bashkuar Portos këtë vit. 22-vjeçari argjentinas ka bërë shtatë paraqitje për skuadrën prortugeze deri më tani.
/TV Arbëria