Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë sot se Vetëvendosje nuk është duke marrë pjesë as në mbledhjet e komisionit e as në seancat e Kuvendit të Kosovës.
Haliti pati kritika edhe për pjesëmarrjen në takime jashtë vendit të zyrtarëve të shtetit pa pjesëmarrjen e opozitës.
“Unë dua të ju them të gjithëve që VV-ja ishe çuar në krahë në majtë. Nuk e di pse e kanë këtë vendim të sotëm sepse edhe në Komision nuk erdhën, për Politikën të Jashtme, nuk erdh as zv.kryeministri që pat me votu por as pjesëmarrësit në Komision përjashtuar kryetares që e nënshkroi pjesëmarrjen dhe pastaj në kundërshtim me rregullat I kërkoj atij djalit me e fshi atë”.
“Tani unë nuk e di ndoshta duhet me marrë juristë por këto çështje janë të përcaktuara dhe të paracaktuara. Komisionet funksionojnë baraz me opozitën. Nuk mundet pozita me shku në emër të parlamentit kurkun si Komision pa opozitën. Z.kryetar kujdes në këtë çështje. Komisionet kanë kryetar e dy nënkryetar dhe përfaqësimi duhet të jetë kështu dhe pastaj përfaqësimi I opozitës”, ka thënë Haliti.
/TV Arbëria