Ermal Krasniqi do të largohet nga skuadra e CFR Cluj këtë afat kalimtar të janarit.
Ish-futbollisti i Ballkanit, pritet të transferohet në Serie A, te skuadra e Bolognas.
Mediumi rumun, Prosport raporton se tashmë është arritur edhe marrëveshje mes klubeve për transferimin e Krasniqit.
Ai do të huazohet te skuadra italiane, dhe nëse Bologna vendos ta blej përfundimisht, duhet të paguajë 5 milionë euro.
/TV Arbëria