Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Formacioni i mundshëm i Shqipërisë për ndeshjen e nesërme kundër Çekisë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë për ndeshjen e nesërme kundër Çekisë

Armando Broja dhe Ardian Ismajli janë mungesat e vetme e Shqipërisë për “finalen” ndaj Çekisë, që do të zhvillohet të enjten në “Air Albania” (20:45). 

Trajneri Sylvinho theksoi në konferencën për shtypin se sulmuesi i Chelsea nuk ia ka dalë dot të rikuperohet për nesër, ndërkohë që SuperSport mëson rreshtimin e mundëshëm të kuqezinjve kundër Çekisë.

Etrit Berisha rikthehet titullar mes shtyllave, duke i zënë vendin Thomas Strakoshës, i cili e nisi nga fillimi në ndeshjen me Poloninë.

Arlind Ajeti do të zëvendësojë Ismajlin e dëmtuar, duke formuar dyshen e qendrës së prapavijës me Berat Gjimshitin.

Në krahë të zakonshmit Elseid Hysaj dhe Mario Mitaj. Nuk ndryshon as mesfusha krahasuar me duelin e fituar 2-0 ndaj Polonisë.

Repart ku pritet të rreshtohen Kristjan Asllani, Ylber Ramadani dhe Nedim Bajrami.

Ndërkohë, në krahun e majtë të sulmit do e nisi nga minuta e parë Taulant Seferi, njësoj si në transfertën çeke. Ndërkohë që konfirmohen Jasir Asani në të djathtë dhe Sokol Cikalleshi na majë të ofensivës.

/TV Arbëria

Powered by WordPress