Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu e ka komentuar edhe njëherë punën e kryeministrit të vendit, Albin Kurti.
“Albin Kurti është për gjynah, tash ja ka nis edhe bishtat e bërthamat e qershive po i han”, tha Musliu në T7.
Musliu mbahet mend për deklaratën e saj epike me qershitë.
“Kur vijshe e i çojshe krahët si shqiponjë e bojshe “po mbani seanca natën, po tutni prej popullit, prej kujt po ikni”. Çka po bën sot Albin? Dreqi t’hangtë, nuk e le asnjë qershi pa e hongër. Asnjë qershi s’do me e lanë”, i thoshte Musliu, Kurtit në Kuvend.
Pas kësaj deklarate të Musliut, Kurti ishte skuqur nga e qeshura, derisa në disa momente mundohet ta mbulojë të qeshurën me duar.
/TV Arbëria