Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kuriozitete > Si t’ia jepni një shans të dytë gjërave të vjetra?

Si t’ia jepni një shans të dytë gjërave të vjetra?

Guma e vjetër e veturës mund të përdoret si shputë e këpucëve tona të preferuara.

Rripi i sigurimit duket se mund të jetë një mbajtës shumë i veçantë për çelësa.

Duksin tuaj mund ta ktheni në shtrat për qenin tuaj shumë lehtë.

Përdoreni kanaçen e plastikës për të rritur barishtet tuaja të preferuara në kuzhinën e shtëpisë.

Çizmet e vjetra mund të përdoren edhe si vazo unike lulesh.

Transformoni kanaçet metalike ose shishet e plastikës në vazo për lulet që i mbani në shtëpi.

Bëhuni kreativë dhe krijoni dekorime shumë unike për shtëpinë tuaj vetëm me shishet nga qelqi.

Në vend se t’i keni gjithandej nëpër shtëpi dhe të mbledhin pluhur nëpër rafte, librat e vjetër mund të bëhen vetë rafte.

Nuk mund të bëni asgjë me derën e vjetër? Si thoni për një tavolinë kuzhine të re?

Krijoni mbajtëse për qirinj nga filxhanat e vjetër të çajit.

Kutia e vezëve nga kartoni nuk është e mirë vetëm për t’i mbajtur vezët, por edhe bizhuteritë tuaja.

Karrigen e vjetër ndajeni në gjysmë dhe krijoni një raft ekstravagant.

/TV Arbëria

Themes by WordPress