Sulmuesi nga Kosova, Ermal Krasniqi pritet që karrierën e tij ta vazhdojë në kampionatin italianë te skuadra e Bolognas.
Klubi rumun, Cluj, që ka pronësinë e kartonit të sulmuesit nga Kosova ka vendosur që ta nxjerrë në shitje anësorin 25-vjeçar.
Fillimisht rumunët kishin kërkuar 5 milionë euro për Krasniqin, shumë kjo shumë e lartë për Bolognan, mirëpo pas negociatave duket se palët kanë arritur dakord.
Krasniqi pritet që të transferohet në formë huazimi në Serie A për një periudhë gjashtë mujore, për një vlerë prej një milion eurove, ndërsa pjesa tjetër e parave do të paguhet nëse arrihet marrëveshja vitin e ardhshëm.
Ermal Krasniqi ishte transferuar te skuadra e Clujit në janar të këtij viti për një vlerë prej 200 mijë eurove. Ai ka bërë 32 paraqitje me fanellën e Clujit ku ka arritur të shënojë pesë gola.
/TV Arbëria