Apple tha sot se softueri i ardhshëm iOS 17.1 që do të dalë më vonë në tetor do të ulë nivelet e rrezatimit tek iPhone 12.
Franca urdhëroi gjigantin Apple në muajin shtator që të ndërpresë shitjet e iPhone 12 dhe të rregullojë pajisjet në përputhje me standardet evropiane të rrezatimit elektromagnetik.
Apple në një dokument mbështetës tha se po çaktivizon funksionin “detektimi jashtë trupit” (off-body detection) që lejon fuqi pak më të lartë transmetimi kur një iPhone nuk mbahet në duar ose në mbahet në xhep.
Funksioni i detektimit do të çaktivizohet vetëm në Francë dhe Apple thotë se po fiket pavarësisht faktit se grupi rregullator francez bëri një gabim kur bëri testet e rrezatimit.
“Detektimi jashtë trupit” është një veçori që mund të gjendet në disa pajisje elektronike, të tilla si telefonat inteligjentë ose pajisjet e veshura.
Kjo veçori është krijuar për të detektuar kur pajisja nuk është në kontakt të drejtpërdrejtë me trupin e përdoruesit. Përdoret kryesisht për të optimizuar aspekte të ndryshme të funksionimit të pajisjes, si menaxhimi i energjisë, lidhja dhe përvoja e përdoruesit.
Sipas Apple, iPhone 12 është i sigurt për t’u përdorur “dhe ka qenë gjithmonë”.
IPhone-ët e kompanisë duhet të plotësojnë standardet ndërkombëtare të transmetimit të energjisë për shëndetin dhe sigurinë për të siguruar transmetim të kufizuar të energjisë kur një pajisje është në kontakt me trupin e njeriut.
/TV Arbëria