Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Hajdari del edhe sot para gjykatës për aksidentin ndaj një të miture

Hajdari del edhe sot para gjykatës për aksidentin ndaj një të miture

Gjykata Themelore në Prishtinë, do të mbaj sot seancën e radhës për rastin e aksidentimit me veturë të një të miture në Prishtinë nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Seanca gjyqësore pritet të filloj nga ora 13:15.

Kujtojmë se të hënën, Hajdari është paraqitur para trupit gjykues me një seancë të mbyllur, por nuk ka pasur një vendim në fund.

/TV Arbëria