Sulmuesi i Chelseat, Nicolas Jackson është tërhequr nga skuadra e Senegalit dhe i është nënshtruar një operacioni për një lëndim në dorë.
Jackson u lëndua në fund të shtatorit në fitoren e Bluve në Carabao Cup ndaj Brightonit dhe që nga atëherë 22-vjeçari ka luajtur me dorën e djathtë të mbështjellur.
Në vend se të luajë për Senegalin, Jackson ka zgjedhur që t’i nënshtrohet operacionit që do ta detyrojë atë t’i humbasë ndeshjet me kombëtaren.
Megjithëse natyra e lëndimit të Jackson nuk është bërë publike, raportime të shumta sugjerojnë se operacioni nuk ishte i vështirë dhe nuk do ta mbajë sulmuesin jashtë fushave për shumë kohë.
Në fakt, Jackson pritet të jetë në dispozicion me t’u rikthyer futbolli në nivel klubesh, me Blutë e Londrës që do të përballen me Arsenalin më 21 tetor në “Stamford Bridge”.
Përditësimi për gjendjen e Jackson erdhi menjëherë pasi edhe qendërmbrojtësi Axel Disasi gjithashtu u largua nga kampi i Francës pasi u ankua për një lëndim.