Futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës kanë vizituar tifogrupin “Dardanët” pak para nisjes për në Andorrë, atje ku do ta zhvillojnë ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Kryetari i tifogrupit “Dardanët”, Lulzim Berisha publikoi disa fotografi të përbashkëta gjatë vizitës së lojtarët të Kosovës tek fanclubi i tifogrupit.
I pranishëm në mesin e tifozëve dhe lojtarëve ishte edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi.
“Si zakonisht edhe kësaj radhe djemtë e Kombëtares së Kosovës na nderuan të gjithë ne Dardanëve me vizitën e tyre pak para nisjes drejt Andorrës”.
Kosova luan në udhëtim tek Andorra më 12 tetor me fillim nga ora 20:45.
Si zakonisht edhe kësaj radhe djemtë e Kombëtares së Kosovës na nderuan të gjithë ne Dardanëve me vizitën e tyre pak…
/TV Arbëria