spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Lufta në Izrael – Masakër në Kfar Aza, gjenden 200 kufoma, mes tyre 40 fëmijë

Extra AL PVC

Një masakër e vërtetë ka ndodhur në një zonë 200 metra afër kufirit me Gazën, në Kfar Aza ku janë gjetur trupat e vrarë të 200 izraelitëve.

Mësohet se mes viktimave që janë ekzekutuar nga militantët e Hamasit janë dhe trupat e pajetë të 40 foshnjave dhe fëmijëve të vegjël, disa prej tyre madje janë gjetur me kokë të prerë.

Ndërsa, në Ashkelon janë dëgjuar shpërthime pak pasi skadoi ultimatumi i Hamasit që ishte caktuar në orën 17:00 me orën lokale, ora 16:00 me orën tonë.

Hamasi lajmëroi qytetarët të largoheshin nga qyteti bregdetar jugor izraelit, përpara se milicia palestineze të fillonte një sulm të rëndë ajror.  Menjëherë pas skadimit të ultimatumit, siç raportojnë mediat izraelite, janë dëgjuar shpërthime të forta.

Sirenat e alarmit u dëgjuan edhe në qytetet përreth si Be’er Sheva dhe në jug të Izraelit, thotë ushtria izraelite. Raketat e Hamasit, nga Gaza goditën Hotel Regina në Ashkelon dhe kolona tymi shihen pranë portit, raportojnë mediat izraelite.

Ushtria izraelite thotë se janë hedhur 15 raketa nga Libani drejt territorit izraelit, 4 prej të cilave janë interceptuar ndërsa të tjerat kanë rënë në zona të hapura. /Euronews albania

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Drejtori i Emergjencave: Jemi përgatitur për raste të vërshimeve në kryeqytet, nevojitet shtimi i numrit të zjarrfikësve

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica...

Rusia inkurajon Serbinë për kthimin e forcave serbe në Kosovë

Rusia mirëpret një synim të mundshëm për riparaqitjen e...

Drejtori i Emergjencave: Jemi përgatitur për raste të vërshimeve në kryeqytet, nevojitet shtimi i numrit të zjarrfikësve

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica ka thënë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për raste të vërshimeve në kryeqytet...

Personi që u vra në Mitrovicë është një 45-vjeçar, ende s’është identifikuar i dyshuari – Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka konfirmuar se personi që u plagos sot në mëngjes në Mitrovicë, e që vdiq në Qendrën Klinike dhe Universitare të...

Kurti me zotim të ri në Bruksel për zbatimin e Marrëveshjes Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, arsye milionat nga Plani i Rritjes

Kryeministri Albin Kurti u prit sot në Bruksel nga drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Bashkimit Europian, Gert Jan Koopman, me të cilin diskutoi,...