Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Biden dhe Netanyahun diskutojnë për situatën në Izrael

Biden dhe Netanyahun diskutojnë për situatën në Izrael

Presidenti amerikan Joe Biden dhe zëvendëspresidentja Camala Harris dhe zyrtarë tjerë të lartë të administratës, kanë realizuar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Biden në rrjetet sociale njoftoi se kanë biseduar me Netanyahun, për “tu azhurnuar me më të rejat për situatën në Izrael pas sulmit terrorist dhe hapat e mëtejmë që duhet ndërmarrë”, transmeton Telegrafi.

“Jemi lidhur me kryeministrin Netanyahu për të biseduar për koordinimin e mbështetjes për Izraelin, masat kundër akterëve armiqësor dhe mbrojtjen e njerëzve të pafajshëm”, shtoi presidenti amerikan.

Biden pritet që së shpejti t’i drejtohet mediave për të dhënë detaje për bisedën e zhvilluar me kryeministrin izraelit, të cilit i ka shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar për ta tejkaluar këtë moment tmerri.

Ndryshe të shtunën militantët e Hamasit kryen një sulm të befasishëm mbi qytetet izraelite, duke vrarë mbi 1 mijë izraelitë.

/TV Arbëria

Powered by WordPress