Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Hamasi rrëmbeu tri gjenerata të njëjtës familje

Hamasi rrëmbeu tri gjenerata të njëjtës familje

Burrat, gratë dhe fëmijët janë marrë peng, disa prej tyre janë ekzekutuar, vajzat përdhunuar e prona e tyre është plaçkitur.

Ky është “katalogu” i krimit që rikujton disa prej momenteve më të tmerrshme, e megjithatë po ndodhin në shekullin XXI në vendin që ka një nga ushtritë më të fuqishme në botë, shkruan Sky News.

Izraeli thotë se Hamasi dhe fraksionet e tjera palestineze kanë marrë peng qindra izraelitë të cilët i kanë dërguar në Gazë. Kanë marrë të rinj, moshuar, të pafuqishëm, gra e fëmijë.

Bëhet fjalë për një nga rrëmbimet më të tmerrshme – pra për tri gjenerata të një familjes. Rrëmbimin e familjes Bibas Silverman në Nir Oz e filmuan palestinezët dhe e publikuan që ta sheh e gjithë bota.

Videoja është e rëndë për t’u shikuar. Aty shihet nëna e rrethuar nga burrat që e mbajnë me tërë forcën, derisa fëmijët e saj të vegjël tenton t’i mbrojë.

Quhet Shiri. Djemtë e saj janë Ariel, që i ka 4 vjet dhe Kfir që është vetëm nëntë muajsh. Ata u rrëmbyen së bashku me babanë, bashkëshortin e Shirit, Yarden dhe babanë e tij Yosiy dhje nënën Margit, që vuan nga sëmundja e parkinstonit dhe ka nevojë për dozë ditore të ilaçeve.

Në apartamentin e saj në Tel Aviv, ekipin e Sky News e priti kushëriri i saj Yosi që tregoi agoninë e përjetuar duke shikuar rrëmbimin e të afërmve.

“Për herë të parë kur pashë fotografitë nuk mund të besoja. Nuk mund të kuptoja çfarë po shihja, e më pas pashë fotografinë e dytë dhe ishte e qartë se është Shiri dhe dy fëmijët e saj”, tha ai.

Kjo familje nuk ka dëgjuar asgjë për më të dashurit e tyre por as nga palestinezët e qeveria izraelite.

“Kam frikë se i kanë ndarë. Nëse i kanë ndarë, vrarë, plagosur – se më nuk do t’i shohim, as edhe një informacion për këtë nuk e kemi”, shtoi ai.

Yosi kërkon përgjigje nga qeveria e vendit të tij. Videoja e rrëmbimit të familjarëve është filmuar vonë pasditen e të shtunës, e dërgimi në Gazë ka filluar në ora 6 të mëngjesit.

Militantët e Hamasit, Yosi pretendon se prej kohësh kanë plaçkitur, vënë zjarrin shtëpive dhe kanë vrarë.

“Kemi pasur rrethojë në Gazë, mure, të dhëna nga inteligjenca, ushtrinë e kemi pasur, aeroplanët, helikopterët, tanket, i kemi të gjitha, kurse ministria e Mbrojtjes në orët e para nuk u shfaqën askund sikur të mos kishim ushtri”, shtoi ai. 

/TV Arbëria

Powered by WordPress