Sulmi mizor që kreu Hamasi gjatë kësaj jave në Izrael po e ndan botën sërish në dy pjesë.
Një palë dënojnë dhunën ndaj civilëve të pafajshëm, ndërsa pala tjetër mendojnë se terrori i Hamasit është i justifikuar për shkak të veprimeve pushtuese të Izraelit në vite.
Por siç është ndarë bota, mes Izraelit dhe Hamasit, janë ndarë dhe shqiptarët.
Disa nga reagimet e tyre ne rrjete sociale, përfshi dhe në faqen time në facebook, e cila në një moment u mbush me fotografi terroristësh të lumtur, ishin të pështira dhe të pavend, aq sa në një moment mu duk sikur jetoja në Rripin e Gazës dhe jo në Shqipëri.
Gaza është një rrip toke në jug të Izraelit, në kufi me Egjiptin dhe paralel me detin, jo më shumë se 365 kilometra katrorë në të cilët jetojnë 2 milion palestinezë.
Postimi i plotë:
/TV Arbëria