Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Opinione > Havolli kërkon përfshirjen e psikologëve në çdo institucion

Havolli kërkon përfshirjen e psikologëve në çdo institucion

Ilir Havolli, psikolog klinik, specializant i Psikologjisë Klinike dhe kryetar i Shoqatës së Psikologëve të Kosovës, tha se shëndeti mendor është fundament i shëndetit fizik.

Ai i tha se ka kërkuar përfshirjen e psikologëve në çdo institucion ku frymon individi, ngase sipas tij, kjo është mënyra për parandalimin e problemeve.

Këto komente ai i bëri pas Kongresit Ndërkombëtar “Shëndeti mendor, sfidat dhe e ardhmja” organizuar nga Shoqata e Psikologëve të Kosovës dhe Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë, me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor.

Duke folur për Kongresin ai ka pohuar se aty kanë marrë pjesë më shumë se 250 pjesëmarrës dhe 300 persona të përfshirë online.

“Çdo vit më datën 10 tetor Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka caktuar këtë ditë si Ditën Botërore të Shëndetit Mendor. Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit në Kosovë, duke pasur rritjen enorme të sjelljeve të dukurive të ndryshme atëherë kjo na shtynë të mendojë se shëndeti mendor është fundamenti i shëndetit fizik”.

“Pa një shëndet mendor nuk mund të kemi një shëndet fizik, atëherë thirrja jonë si Shoqatë e psikologëve të Kosovës është që t’i drejtohemi institucioneve që të bëjmë diçka në të mirë të shëndetit mendor të popullatës”.

“Në këtë Kongres nga vendet shqipfolësve, nga rajoni nga Turqia, nga Ukraina dhe pjesëmarrësja në sallë është 250 ndërsa online kemi mbi 300 presona. Adresimi drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe organeve relevante që të bëhet implementimi i projekteve për shëndetin mendor, apo inkorporomi i psikologëve në çdo institucion ku frymon individi, kjo është mënyra për parandalimin e problemeve”.

Bruna Abdyli, përfaqësuese e Shoqatës së Psikologëve të Kosovës për Shqipërinë, tha se bashkëpunimi ndërmjet psikologëve të të dyja vendeve është produktiv dhe reflektohen në gjithë popullatën.

“Edicioni i pestë i këtij Kongresi ka një rëndësi të jashtëzakonshme për shkëmbimin e eksperiencave pozitive dhe punimeve me shumë vlerë ndërmjet kolegëve nga Shqipëria dhe Kosova. Bashkëpunimi ndërmjet psikologëve janë tepër produktive dhe reflektohen në gjithë popullatën”.

/TV Arbëria

Powered by WordPress