Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > UEFA konfirmon vendet mikpritëse për Euro 2028 dhe Euro 2032

UEFA konfirmon vendet mikpritëse për Euro 2028 dhe Euro 2032

UEFA ka konfirmuar zyrtarisht sot (e martë) se Kampionati Evropian i vitit 2028 do të organizohet nga Mbretëria e Bashkuar dhe Republika e Irlandës, ndërsa Euro 2032 nga Italia dhe Turqia në një kandidaturë të përbashkët.

Sot gjatë një mbledhje të mbajtur në selinë e UEFA-s në Zvicër, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka caktuar federatat pritëse për EURO 2028 dhe EURO 2032.

Kështu, organizimin e EURO 2028 e kanë fituar Mbretëria e Bashkuar dhe Republika e Irlandës.

“EURO 2028 do të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Republikën e Irlandës! Vendet e propozuara përfshijnë Belfast, Birmingham, Cardiff, Dublin, Glasgow, Liverpool, Londër (x2) Mançester dhe Newcastle”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Përveç kësaj, UEFA konfirmoi gjithashtu se kandidatura e përbashkët e Italisë dhe Turqisë ka fituar organizimin e Euro 2032.

“Urime Italisë dhe Turqisë, bashkë-pritëse të EURO 2032! Ofertuesit e përbashkët prezantuan 20 stadiume të mundshme pritëse, nga të cilat 10 do të zgjidhen, pesë për shtet, deri në tetor 2026”, thuhet në njoftim.

 

/TV Arbëria

Powered by WordPress