Sa herë që shpërthejnë tensionet ndërmjet Izraelit dhe Palestinezëve është e zakonshme të gjurmohet origjina e këtij konflikti i cili nuk po gjen zgjidhje sot e kësaj dite.
Këta dy popuj luftojnë për dekada për të njëjtën tokë. Mirëpo, rrënjët e këtij konflikti shtrihen thellë në kohë. Burimet historike tregojnë për origjinën e përbashkët të tyre, por që ata u ndanë për shkak se hebrenjtë përqafuan fenë monoteiste ndërsa pjesa tjetër e semitëve ishin ende paganë. Dhe kështu dallimet fetare kanë ndikuar që ky konflikt të ketë edhe ngarkesa shpirtërore dhe indentitare.
Shumë nga objektet e kultit që kanë rëndësi për të tri komunitet religjioze si atë hebraik, krishterë dhe islam sikur se; Tempulli i Solomonit gjurmët e të cilit gjenden në Murin e Lotëve, kisha e kryqëzimit dhe xhamia Al Aksa, gjenden në Jerusalem, çfarë ka ndikuar që të tri komunitet të kenë pretendime shpirtërorë për këtë qytet. Këtu nuk duhet harruar faktin po ashtu se dëshira për ta çliruar atë nga kundërshtaret ka qenë burim i kryqëzatave në mesjetë.
Mirëpo, pas Luftës së Dytë Botërore, konflikti ndërmjet Izraeliteve dhe Palestinezëve morri kthesë tjetër. Pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane këtë territor e administruan Britanikët. Meqenëse këta të fundit më nuk mund ta qeverisnin edhe më shumë e dorëzuan mandatin pranë OKB-së. Në vitin 1947 kjo organizatë votoi që territori i atëhershëm palestinez e atëhershme të ndahet në shtetin izraelit për hebrenjtë dhe në atë arab për palestinezet që Jerusalemi të jetë zone e posaçme ndërkombëtare, shkruan REL.
Izraelitet e pranuan këtë vendim dhe 1948 e shpallën pavarësinë e shtetit të tyre, kurse palestinezët e kundërshtuan dhe pasoi një luftë. Vendet fqinje arabe sulmuan për ta shuar Izraelin por nuk dolën me sukses duke humbur edhe Jerusalemin që deri në atë moment e kontrollonte Jordania. Qindra mijëra palestinezë u larguan nga shtëpitë e tyre në atë që ata e quajnë Al Nakba, ose “Katastrofa”.
Në 1949 Jordania pushtoi Bregun Perëndimor dhe Egjipti pushtoi Gazën. 50 vite më parë Egjipti dhe Siria sulmuan Izraelin në luftën e Yom Kippur por u mundën. Jordania dhe Egjipti u tërhoqën nga tokat e pushtuara dhe palestinezët e mbetur vetëm nisën intifadën me lëvizjen Fatah dhe Jaser Arafat. Në 1990 me ndikimin e forcave të mëdha u arrit marrëveshja mes Arafat dhe Icak Rabin dhe Bill klinton dhe zonat e bregut perendimor dhe gazës u njohën si zona ku palestinezët do vetë administroheshin.
Por disa vite më pas u krijua Hamas që në vitin 2006 fitoi zgjedhjet në Gaza dhe në 2007 pas dëboi me armë përfaqësuesit e autoritetit palestinez të drejtuar nga Presidenti Abass. Ajo që njihen si Palestinë tani janë dy territore të ndara dhe në mes të tyre është Izraeli. Në këtë zonë ku të dyja palët luftojnë, arabët për ta zhdukur Izraelin dhe dëbuar hebrenjtë dhe Izraeli për të mbijetuar. Synime të tilla antagoniste e prodhuan edhe konfliktin e 7 tetorit i cili po konsiderohet më i madhi në këto dekada.
/TV Arbëria