Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Shqiptaro-izraelitja tregon për gjendjen në Izrael

Shqiptaro-izraelitja tregon për gjendjen në Izrael

Shqiptaro-izraelitja Felicita Jakoel, e cila banon në Tel Aviv, tregoi në “Dita Jonë” situatën e këtyre ditëve në këtë qytet.

“Jemi në zi. Vendi është i zhytur në një atmosferë zie, pasi gjithë kohën në televizor shikojmë emrat e atyre që janë vrarë barbarisht. Familje të tëra të zhdukura, ngjarje që besoja se nuk do t’i shikonim më në shekullin XXI. Dhimbja është jashtëzakonisht e madhe”, nis rrëfimin e saj Jakoel.

“Sulmet në Tel Aviv mesa duket u bënë për të kamufluar atë që po bëhej në Rripin e Gazës. Gjendja është e qetë momentalisht, por shkollat dhe gjithçka tjetër janë të mbyllura. Lëvizjet në qytet janë normale, nuk është se jeta është paralizuar, por jemi të kujdesshëm të ndjekim direktivat e sigurisë. Në çdo shtëpi ka një dhomë sigurie, që është si gjithë të tjerat në pamje të parë, por është e tëra prej betoni dhe ka një derë të hekurt. Kur bie alarmi, duhet të futemi aty. Gjendja është e nderë dhe mendoj se do të vazhdojë për shumë gjatë, pasi kjo që ndodhi ishte sulmi më i rëndë ndaj Izraelit”, shtoi Jakoel.

/TV Arbëria

Powered by WordPress