Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > MPJD e Kosovës me njoftim të rëndësishëm për shtetasit e Kosovës që janë në Izrael

MPJD e Kosovës me njoftim të rëndësishëm për shtetasit e Kosovës që janë në Izrael

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që janë në Izrael, të cilët janë në rrezik nga lufta që është duke u zhvilluar atje për të kontaktuar me Ambasadën e Kosovës në Izrael.

“MPJD i bënë thirrje të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës që kanë nevojë për ndihmë të kontaktojnë numrin e mëposhtëm emergjent të Ambasadës së Kosovës në Izrael: +9720586340450”, njofton ministria.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës shpreh falënderimin dhe mirënjohjen ndaj Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrit, Igli Hasani, për mbështetjen dhe ndihmën e ofruar”, thuhet në njoftim.

/TV Arbëria