Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se në mesin e të vrarëve në Izrael, janë të paktën 11 shtetas amerikanë.
“Tani e dimë se në mesin e të vrarë janë të paktën 11 shtetas amerikanë – nga të cilët shumica kanë gjetur shtëpinë e tyre të dytë në Izrael”, tha presidenti amerikan.
“Edhe pse akoma po punojmë në konfirmim, besojnë se me gjasë duhet të jenë edhe shtetas amerikanë ata që Hamasi po i mban peng”, shtoi Biden.
SHBA-ja ka qenë e kujdesshme në shprehjen e mbështetjes së saj për Izraelin, me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken që shkoi aq larg sa të fshinte një postim në Twitter që përmendte një armëpushim të mundshëm.
Duke raportuar nga Uashingtoni, Allan Fisher i Al Jazeera-s vuri në dukje se Blinken kishte hequr një postim në mediat sociale që sugjeronte mbështetje për një armëpushim pasi hasi në zemërim nga mbështetësit izraelitë.
Në postim, Blinken përshkroi një bisedë telefonike me homologun e tij turk dhe mbështeti “përpjekjet e Ankarasë për një armëpushim dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi”.
“Mund të na japë njëfarë ideje të të menduarit në administratën e Bidenit”, tha Fisher për heqjen e postit të Blinken, “por ushtarakisht ata po mbështesin qartë Izraelin”.
/TV Arbëria