Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Trajneri i Bayern Munich kritikon Federatën Gjermane të Futbollit

Trajneri i Bayern Munich kritikon Federatën Gjermane të Futbollit

Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel, kritikoi Federatën Gjermane të Futbollit për vendimin që morën për të luajtur  ndeshjet në Amerikën e Veriut gjatë pushimit me kombëtare.

Kombëtarja gjermane do të përballet me Amerikën dhe Meksikën në disa ndeshje miqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë pushimit me kombëtare në tetor.

Orari i ngjeshur i “Die Mannschaft” e ka lënë të frustruar shefin e Bayernit, Tuchel, i cili kritikoi vendimin e tyre për të organizuar miqësore jashtë vendit edhe në Amerikën e Veriut.

Ish-trajneri i Chelseat ishte gjithashtu i hutuar se pse Gjermania do të luante një ndeshje jashtë shtëpisë kur do të jenë nikoqir të  Kampionatit Evropian në më pak se një vit.

Duke folur për gazetarët, Tuchel tha: “Nuk e di nëse do të isha i interesuar të luaja kundër Meksikës në Amerikë para një turneu në Gjermani. Nuk e di nëse dikush mund ta shpjegojë këtë në një mënyrë që unë ta kuptoj. Nuk e di kush e ka vendosur, por është vendosur”.

Julian Nagelsmann do të jetë në krye të kombëtares gjermane për herë të parë më 14 tetor kur do të përballet me Amerikën. Katër ditë më vonë, ata do të udhëtojnë për në Filadelfia ku është planifikuar të përballen me Meksikën.

/TV Arbëria

Powered by WordPress