spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Izraelitja në WhatsApp përshkroi horrorin në Gazë

Extra AL PVC

Ido Dan nga Tel Avivi ka përshkruar për BBC, tmerrin që të shtunën u zhvillua në grupin e familjes së tij në WhatsApp.

Kushërira e tij Hadas që jeton në Nir Ozu pranë Gazës, kishte informuar familjen nga një strehimore për gjithçka që po ndodhte.

Herët atë mëngjes tregoi se kishte dëgjuar persona të armatosur duke bërtitur dhe folur në gjuhën arabe.

“Këtu po ndodhë diçka e tmerrshme”, ,tha në grupin e WhatsApp, duke përshkruar britmat e anëtarëve tjerë të familjes. Tha se atje është sikur në “holokaust, ku po vriten të gjithë”, tha Ido për BBC. “Në ora 9 të mëngjesit u ndërpre komunikimi, pasi iu shpenzua bateria e telefonit”, shtoi ai.

Hadas mbijetoi pasi mbylli derën e strehimores, shkruan BBC.

Por deri në mbrëmje u bë e qartë se pesë anëtarët e familjes u zhdukën nga shtëpitë.

Bëhet fjalë dy fëmijët e Hadas dhe ish-bashkëshorti i saj, babai i tyre, sikurse edhe njerka dhe e ëma e saj 80-vjeçe.

Më vonë në rrjetet sociale u shfaq një video rrëqethëse. Dukej sikur tregonte Erezan, djalin 12-vjeç të Hadas sesi sulmuesit e armatosur e dërgojnë në Gazë.

“Ka shpresë të besojmë se janë gjallë”, thotë Ido që jeton në Tel Aviv.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Telekomi i Kosovës “nuk e ndal dorën” i tejkalon parashikimet buxhetore, jep tender 73 mijë euro me negocim

Telekomi i Kosovës vazhdon të jep tendera një burimor...

Të shtënat me armë në ahengje, MPB: Gjatë gushtit u konfiskuan 71 armë, u arrestuan 70 persona e u lënduan tre

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur...

Gjendet një person i pajetë pranë nënkalimit te “Kodra e Diellit”

Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme...

Politico i referohet kritikëve: Vuçiq luan, inkurajon serbët e Kosovës që të rezistojnë e më pas bëhet si viktimë kur Prishtina reagon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për gazetën Politico me seli në Bruksel ka thënë se nuk ka marrëdhënie me kryeministrin e...

Telekomi i Kosovës “nuk e ndal dorën” i tejkalon parashikimet buxhetore, jep tender 73 mijë euro me negocim

Telekomi i Kosovës vazhdon të jep tendera një burimor me negocim, pa publikim të kontratave. Tenderin e fundit e ka dhënë pa publikim të kontratës,...

Të shtënat me armë në ahengje, MPB: Gjatë gushtit u konfiskuan 71 armë, u arrestuan 70 persona e u lënduan tre

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se gjatë muajit gusht, policia në lidhje me incidentet dhe të shtënat me armë në...