Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Bavari: Fitorja e “hidhur” e CSU-së

Bavari: Fitorja e “hidhur” e CSU-së

Në zgjedhjet që u mbajtën në landin e Bavarisë në Gjermani CSU (Unioni krisitan social) doli forca e parë politike, mirëpo përsëri pësoi rënie elektorale.
Kurse partia që shënoi ngritjen më të madhe të votave mbetet Alternativa për Gjermaninë (AfD). E konsideruar si një formacion më shumë i pjesës lindore të shtetit, që dikur i takonte botës komuniste, me rezultatin e arritur të dielën ku kjo parti fitoi 18.4% të votave në Hesse duke dalur e dyta pas CDU (Krisitian social-demorkatëve) dhe e treta në Bavari.
Alice Weidel bashkëdrejtuese e partisë ka deklaruar se ky rezultat shënon një fitore të madhe për këtë subjekt. Dhe se ajo më nuk mund të perceptohet vetëm si një fenomen politik i pjesës lindore të shtetit, por i mbarë Gjermanisë.
Kurse si humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve po konsiderohen socialdemokratët e Olaf Scholz, drejtuesit aktual të Qeverisë gjermane, të cilët fituan vetëm 8.4 të votave. Kurse të Gjelbërit fituan 14.4 për qind.
Analistë të ndryshëm këtë sukses të së djathtës ekstreme e kanë lidhur me dështimin e partive qeverisëse në Berlin. Sipas Manfred Güllner, ky koalicion i shpërfilli shqetësimet e njerëzve konkretë. Në landin e Bavarisë, shqetësimi mbi imigrantët ka luajtur një rolë kryesor në mënyrën se si njerëzit votuan, ku 83% të tyre u përcaktuan për ato parti që premtonin ndryshime ne politikat e azilit dhe imigracionit, kurse në Hesse 18 % deklaruan se këto çështje janë urgjente për t’u zgjidhur.
Krahas imigracionit zhvillimi ekonomik, ndryshimet klimatike dhe energjia ishin faktorë tjerë që i përcaktuan rezultatin zgjedhor. Nevoja për rritje ekonomike ishte e shprehur më se shumti në Hesse, e cila edhe është shtëpia e qendrës financiare të Frankfurtit.
/TV Arbëria

Powered by WordPress