Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > VV-ja e AAK-ja e bojkotojnë seancën

VV-ja e AAK-ja e bojkotojnë seancën

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës, të hënën është mbajtur seancë për dhënien në shfrytëzim të disa pronave komunale.

Përderisa çështja e Kryesuesit të Kuvendit është duke u trajtuar nga Gjykata dhe akoma nuk ka një vendim përfundimtar se kush është Kryesuesi legjitim, partitë opozitare e kanë bojkotuar seancën.

LVV e AAK e kanë lëshuar seancën me arsyetimin se pushteti nuk ka të drejtë të marrë vendime pa u zgjidh çështja e kryesuesit.

Me kërkesë të kryetarit, Pëllumb Bajçinovci, seanca ka shkuar në pauzë gjysmë ore.

/TV Arbëria

Powered by WordPress