200 ushtarë të ushtrisë britanike po vijnë në Kosovë si përforcim i KFOR-it.
Kështu ka bërë të ditur Shtabi Suprem i Fuqive Aleate në Evropë përmes një postimi në “X”.
“Dyqind ushtarë të Ushtrisë Britanike po mbërrijnë në Kosovë për të përforcuar misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë “, thuhet në njoftim.
Është përfolur gjithashtu se edhe Gjermania do të dërgojë trupat shtesë në Kosovë, pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.
/TV Arbëria