Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Izraeli bën kërkesë në UEFA për shtyerjen e ndeshjes me Kosovën

Izraeli bën kërkesë në UEFA për shtyerjen e ndeshjes me Kosovën

Lufta që po ndodh mes Izraelit dhe Palestinës ka prekur edhe sportin, më konkretisht futbollin.

Kur jemi më 9 tetor të gjitha kombëtaret janë grumbulluar për t’i zhvilluar ndeshjet kualifikuese, por te Izraeli vazhdon të jetë e paqartë nëse do të luajnë.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA njoftoi ditën e djeshme se ka shtyrë takimin mes Izraelit dhe Zvicrës që ishte paraparë të luhet më 12 tetor.

Megjithatë duket se kjo kombëtare nuk do të luaj as ndeshjen e dytë, që ishte e paraparë të zhvillohet me Kosovën në Prishtinë më 15 tetor.

Mediat e ndryshme sportive në Izrael gjatë ditës së sotme kanë njoftuar se Federata e Futbollit të Izraelit ka bërë kërkesë në UEFA për ta shtyrë edhe ndeshjen me Kosovën.

Izraelitët kanë anuluar edhe rezervimin e hotelit që kishin bërë në Prishtinë gjatë qëndrimit dy ditor që ishte planifikuar.

Gjatë ditës së sotme UEFA pritet të marrë vendim përfundimtar nëse do ta shtyjë ndeshjen me Izraelin.

/TV Arbëria

Powered by WordPress