Roma ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Cagliari 1-4, por ka marrë edhe një lajm shumë të rëndë nga kjo sfidë.
Ylli kryesor i skuadrës, Paulo Dybala u detyrua ta lë fushën e blertë shkaku i lëndimit.
Argjentinasi u largua nga loja në minutën 40-të të ndeshjes, derisa shpërtheu në lot.
Por duket se lëndimi i tij është më i rëndë se sa pritej dhe tanimë janë bërë ekzaminimet mjekësore.
Calciomercato ka raportuar se Dybala do të mbetet jashtë fushave të blerta për dy muaj.
/TV Arbëria