Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar mes izraelitëve dhe palestinezëve, që po konsiderohet si sulmi më i madh palestinez ndaj izraelitëve.
Sipas ambasadën izraelite në Shtetet e Bashkuara mbi 100 civilë dhe ushtarë izraelitë janë kidnapuar.
Deri më tani nuk ka ndonjë shifër zyrtare, por ambasada izraelite në SHBA njoftoi se numri i tyre është mbi 100 civilë dhe ushtarë të kidnapuar.
Në një postim në platformën X, thuhet se mbi 300 hebrenj janë vrarë, derisa i atyre të plagosur shkon në 1.800.
Kryeministri izraelit Benjamin Neytanayahu është takuar me krerët më të lartë të sigurisë në këtë vend, nga ku është zotuar se sulmuesit do të ndëshkohen.
Ky sulm po konsiderohet si më i madhi ndaj izraelitëve në anën tjetër liderë nga e mbarë bota kanë dënuar këto sulme.
/TV Arbëria