Blog Post

Arbëria TV > Siguri > Hajnat vjedhin para dhe DVR në një xhami në Koretin të Kamenicës

Hajnat vjedhin para dhe DVR në një xhami në Koretin të Kamenicës

Një person (përgjegjës i xhamisë) ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë dëmtuar kasafortën e xhamisë me ç’rast kanë vjedhur paratë dhe një DVR të kamerave.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten në Koretin të Kamenicës.

Ankuesi mashkull përgjegjës i xhamisë, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë dëmtuar kasafortën e xhamisë me ç’rast kanë vjedhur paratë dhe një DVR të kamerave”, thuhet në raport.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se rasti është nën hetime.

/TV Malisheva