Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Arsenali interesohet për transferimin e Kalvin Phillips

Arsenali interesohet për transferimin e Kalvin Phillips

Arsenali është duke kërkuar transferimin e një mesfushori dhe atë do ta bëj në afatin kalimtar dimërorë.

Trajneri Mikel Arteta nuk po llogarit në shërbimet e Thomas Partey i cili po lëndohet shumë shpesh dhe dëshiron ta largojë atë.

Sipas The Sun , Arsenali ka shfaqur interesim për të nënshkruar me mesfushorin anglez Kalvin Phillips që aktivizohet te Manchester City.

Që kur u transferua në Etihad për 45 milionë funte verën e kaluar, Phillips ka vuajtur për të pasur minuta nën urdhrat e Pep Guardiolas.

Topçinjtë kanë nënshkruar me Oleksandr Zinchenko dhe Gabriel Jesus nga Man City, duke sfiduar përfundimisht titullin Ligës Premier sezonin e kaluar.

27-vjeçari edhe këtë edicion ka pasur shumë pak hapësira, teksa ka luajtur vetëm një ndeshje të plotë në EFL Cup, derisa në Ligën e Kampionëve dhe Ligën Premier në total ka vetëm 77 minuta nga katër takime të zhvilluara.

Londinezët janë të gatshëm të ofrojnë deri në 40 milionë euro për transferimin e Phillips në Emirates Stadium.

/TV Arbëria

Powered by WordPress