Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Primozh Gliha ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit tetor.
Kosova do të luajë këtë muaj kundër Andorrës dhe Izraelit, dhe tani Gliha ka publikuar listën prej 25 lojtarëve të ftuar për këto dy ndeshje.
Në listën e të grumbulluarve ka risi, ku është ftuar edhe ylli i Ballkanit, Qendrim Zyba.
Ndërkaq, ftesë nga Gliha nuk ka pranuar edhe Emir Sahiti, i cili së fundmi po shkëlqen te Hajduk Spliti në Kroaci.
Listën e lojtarëve të ftuar e gjeni më poshtë.
/TV Arbëria