Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Osmani takon kryeministrin e Litenshtajnit

Osmani takon kryeministrin e Litenshtajnit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar kryeministrin e Litenshtajnit, Daniel Risch, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit që ndërlidhen me sigurinë.

Osmani ka kërkuar nga kryeministri Risch avancimin e dosjes së Kosovës sa i përket aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Kjo pasi që Litenshtajni do të marrë presidencën e Këshillit të Evropës.

“Në dritën e marrjes së Presidencës së Këhsillit të Evropës në të ardhmen, theksova gjithashtu rëndësinë e avancimit të anëtarësimit të Kosovës”, ka shkruar Osmani.

https://twitter.com/VjosaOsmaniPRKS/status/1710325238074933286?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1710325238074933286%7Ctwgr%5E035ab7785803391f62536211943242b0ac662652%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Finsajderi.org%2Fosmani-takon-kryeministrin-e-litenshtajnit-ka-nje-kerkese-per-te-ne-lidhje-me-kie%2F

/TV Arbëria