Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino ka lavdëruar yllin shqiptar, Armando Broja, duke thënë se të gjithë ne si skuadër besojnë në të.
Së fundmi Broja u rikthye nga një lëndim i rëndë në gju, dhe rikthimin e tij e shënoi me gol ndaj skuadrës së Fulham në Premier Ligë.
Broja shihet vazhdimisht si e ardhmja e sulmit të Chelseat, dhe trajneri Pochettino e ka konfirmuar besimin që e ka në yllin shqiptar.
“Ne besojmë në të, ai ka një potencial tejet të madh. Gjithçka qëndron te fakti se si rikuperohet ai nga lëndimi i tij i madh. Ai është një lojtar tejet i talentuar. Ne besojmë në të, prandaj ai luajti kundër Fulhamit. Tani atij i nevojitet kohë për tu ndjerë i kompletuar”, tha Pochettino.
/TV Arbëria