Pas një trajtimi 12 javor, Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës i janë bashkuar edhe 36 zyrtarë policorë.
Ceremonia e diplomimit të këtyre zyrtarëve u mbajt të premten në Kampin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë.
“Të pranishëm në ketë ceremoni të diplomimit ishin ministri i punëve të brendshme z. Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Hoxha, znj. Avery –Riffe nga ICITAP- Ambasada Amerikane, përfaqësues nga KFOR-i amerikan, menaxhmenti i lartë i PK-së si dhe eprorë e zyrtarë nga Departamenti i Njësive Special të PK-së”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të pranishmëve me nga një fjalë rasti iu drejtuan ministri Xhelal Sveçla, drejtori i PK-së kolonel Hoxha si dhe eprorë të njësisë special operative.
“Folësit në ceremoni uruan operatorët e rinj të NJSO-së dhe në të njëjtën kohë i inkurajuan që të punojnë me profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi, gjithmonë të bashkuar dhe duke përkrahur njëri-tjetrin, në shërbim dhe mbrojtje të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës”, thuhet tutje.
/TV Arbëria