Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Krasniqi: Kryeministri Kurti nuk u ftua as në Granadë të Spanjës

Krasniqi: Kryeministri Kurti nuk u ftua as në Granadë të Spanjës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se kryeministri Albin Kurti është i padëshiruar dhe i izoluar nga komuniteti ndërkombëtar.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se në Granadë të Spanjës, ku u mbajt samiti i tretë i liderëve të Komunitetit Politik Evropian, shumica absolute e shteteve u përfaqësuan nga Kryeministrat e tyre, por jo edhe Republika e Kosovës.

“Kryeministri Kurti që del dhe zhurmon për marrëveshjet ndërkombëtare që s’po mundet t’i miratojë, vazhdon të mbetet i padëshiruar dhe i izoluar nga komuniteti ndërkombëtar. Pas Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, është hera e dytë brenda një muaji që Kryeministri i Kosovës nuk ftohet dhe nuk pranohet në mbledhjet e liderëve botërorë. Dinjitet se jo mahi!”, ka shkruar kreu i PDK-së.

/TV Arbëria

Powered by WordPress