Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > A po izolohet edhe nga mediat ndërkombëtare kryeministri Kurti?

A po izolohet edhe nga mediat ndërkombëtare kryeministri Kurti?

Kryeministri Kurti po duket të jetë gjithnjë e më i izoluar në botën e jashtme. Duke përjashtuar takimin e fundit në Bruksel, i cili ishte në funksion të dialogut Kosovë-Serbi, i pari i qeverisë nuk është ftuar pas asaj dite në ndonjë forum tjetër ndërkombëtar.

Diçka e cila nuk ka ndodhur me Presidenten Vjosa Osmani. Madje i pari i ekzekutivit sikur po “anatemohet” edhe nga mediat globale.

Bie fjala, gazetarja e njohur Christiane Amanpour nga mediumi CNN në vend të Kryeministrit Kurti e ka ftuar Presidenten Osmani, pasi një gjë të tillë e kishte bërë me Kryetarin e Serbisë Aleksandër Vuciq, për të diskutuar “çështjen e vullnetit politik për të shmangur tensionet dhe rrezikun”.

Ndonëse siç dihet, përgjegjës për dialogun nga shteti i Kosovës është kryeministri i vendit. Dhe logjikisht ai duhet të ishte personi i parë dhe më kompetent nga Kosova për të diskutuar çështjen “vullnetit politik” si për shtensionim të situatës ashtu edhe për dialog.

/TV Arbëria

Powered by WordPress