Selektori i Përfaqësues së Kosovës, Primoz Gliha ka publikuar listën e lojtareve të ftuar për dy ndeshjet e tetorit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Dardanët përballen fillimisht me Andorrën (12 tetor), ndërsa tri ditë më vonë me Izraelin në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Gjendja në Grupin I nuk është aspak e mirë për ne, pasi mund të thuhet se rrugëtimi për në Gjermani ka përfunduar, shkaku që nuk kemi marrë asnjë fitore, derisa kemi tri barazime dhe dy humbje.
Me Andorrën synohet fitoja e parë në këtë fazë të grupeve, pasi ka dy pikë më pak se ne, ndërsa me Izraelin do të jetë më vështirë, duke ditur se këta të fundit luftojnë për kalimin e grupit.
Ajo çfarë bije në sy është ftesa e Glihas për yjet e Ballkanit, Qëndrim Zyba e Lubardh Dellova dhe ajo e Ilir Krasniqit të Llapit për këto dy përballje të tetorit.
/TV Arbëria