Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Limaj: Tashmë 3 vite që Kosova veç me dialog merret

Limaj: Tashmë 3 vite që Kosova veç me dialog merret

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj thotë se çështja e Asociacionit nuk është futur në rendin e ditës në bisedime, pasi nuk ka ardhur ende pajtimi për njohje.

Sipas Limajt,”Kosova e ka lëshu këtë pozicion” dhe siç thotë ai, ky është një gabim fatal.

“Lajçak si ndërmjetësues atëherë, në tavolinën e bisedimeve, unë kur jam kanë të paktën, e kemi pas këtë, që nuk do të pajtohemi për asgjë, nëse nuk jemi pajtu për gjithçka. Prandaj Asociacioni nuk është fut në rendin e ditës, sepse ende nuk ka ardhë pajtimi për njohjen. Dhe tri vjetët e fundit, Kosova e ka lëshu këtë pocizion, dhe ky është gabim i madh, fatal…sepse fatkeqësisht këta djemtë menduan se duhet me ja nis çdo sen prej zeros”, deklaroi ai.

Limaj potencoi se Qeveria kur ka ardhur në pushtet ka thënë se dialogun e ka prioritet të shtatë, ndërsa tani po merret vetëm me të.

“Qe tri vjet Kosova veç me dialog merret. Jo vetëm që është kthy prioritet i parë, por i vetmi”, shtoi Limaj.

/TV Arbëria

 

Powered by WordPress