Trajneri i Dinamo Zagrebit, Sergej Jakirovic ka thënë se humbja ndaj Ballkanit me rezultat 2-0 ishte më e rënda në karrierë.
Ai u i kërkoi falje gjithë Kroacisë dhe tifozëve dhe shtoi se ka marrë përgjegjësinë për këtë humbje.
“Një humbje e merituar. I kërkoj falje të gjithë Kroacisë dhe tifozëve. Marr përgjegjësinë. Ne patëm atë që kishim, u përpoqëm të përfitonim maksimumin prej saj”.
“Ata ishin shumë më të mirë se ne. Ajo që doja të bënim, ata na kanë bërë neve. Kjo është humbja më e vështirë për mua në karrierë. Duhet ta pranoj këtë. Të shohim se çfarë do të sjellë e nesërmja”.
“Edhe ne donim të fitonim, por ndoshta nuk mjaftoi vetëm dëshira. Kjo do të thotë, qartësisht nuk ishte e mjaftueshme”, ka thënë Jakirovic.
/TV Arbëria